James Van Der Beek, aktori i njohur për rolin ikonë të Dawson Leery në serialin kult për adoleshentë Dawson’s Creek, është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrëve.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Kimberly përmes një postimi në Instagram.
Van Der Beek ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve, një luftë që e bëri publike që nga nëntori i vitit të kaluar, kur aktori e bëri diagnozën publike duke thënë se ishte duke iu nënshtruar trajtimit me mbështetjen e familjes së tij. Pavarësisht sëmundjes, ai vazhdoi të punonte dhe u shfaq së fundmi në një episod të Walker.
Një vit pasi bëri publik diagnozën, Van Der Beek nxori në ankand disa nga kujtimet e karrierës së tij për të ndihmuar në mbulimin e kostove të trajtimit. Kasti i Dawson’s Creek gjithashtu organizoi një aktivitet bamirësie për Shoqatën e Kancerit F në New York, ku në minutën e fundit ai nuk mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore.
Lindur më 8 mars 1977 në Cheshire, Van Der Beek debutoi në ekran në vitin 1993 dhe e arriti famën e tij të madhe me Dawson’s Creek, që u transmetua nga viti 1998 deri më 2003. Në karrierën e tij, ai luajti në filma e seriale të tjera dhe u shfaq edhe në teatro, përfshirë debutimin e tij në Broadway.
