Shuhet aktivisti amerikan/ Jesse Jackson, bashkëpunëtor i Martin Luther King Junior

BOTA


Është ndarë nga jeta një nga aktivistët më të shquar të të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara, pastori Jesse Jackson, bashkëpunëtor i ngushtë i Martin Luther King Junior dhe dy herë kandidat brenda demokratëve për garën presidenciale.

Familja e tij e cilësoi Jackson një udhëheqës jo vetëm për ata, por edhe për të shtypurit, njerëzit oa zë dhe të anashkaluarit në të gjithë botën.

Jackson, një orator frymëzues dhe një banor i vjetër i Çikagos, ishte  diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2017.

Jackson, i spikatur për fjalimet e tij të zjarrta, mbrojti të drejtat e amerikanëve me ngjyrë dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara që datojnë që nga lëvizja e të drejtave civile e udhëhequr nga mentori i tij King.

Jackson i rezistoi një vale polemikash, por mbeti figura më e shquar e të drejtave civile në Amerikë për dekada të tëra.

Ai kandidoi për brenda partisë demokratike për garën presidenciale në vitet 1984 dhe 1988, duke tërhequr votues të zinj dhe shumë liberalë të bardhë në organizimin e fushatave të forta, por nuk arriti të bëhej kandidati i parë i zi për Shtëpinë e Bardhë nga një parti e madhe. Jackson shërbeu edhe si i dërguari special i Presidentit Demokrat Bill Clinton në Afrikë në vitet 1990.



Skip to toolbar