Juristja e Afrikës së Jugut, fituese e Nobel për Paqe/ Mbrojti të drejtat humanitare në Gjykatat Ndërkombëtare

BOTA


Komiteti Norvegjez i Nobelit vendosi këtë të premte t’i akordojë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2026 Navanethem “Navi” Pillay, në vlerësim të përpjekjeve të saj për promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas Komitetit, laureatja e këtij viti ka treguar guxim dhe integritet të jashtëzakonshëm në përpjekjet për krijimin e një rendi juridik global më gjithëpërfshirës. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e ndjekjes penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

E lindur në Afrikën e Jugut, në një familje me origjinë indiane tamile, gjatë periudhës së aparteidit, Pillay u bë juriste dhe pioniere e së drejtës, duke u përballur me diskriminimin sistematik dhe përjashtimin shoqëror.

Karriera e saj përfshin mbrojtjen ligjore të Nelson Mandelës dhe personave të tjerë që kundërshtuan aparteidin, si dhe shërbimin si gjyqtare në disa prej proceseve më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

Pillay ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin e Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe, deri së fundmi, ka drejtuar Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB-së për Territorin e Pushtuar Palestinez.

Aktualisht, sipas njoftimit të Komitetit Nobel, Pillay është gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen ku Mianmari akuzohet për gjenocid./abcnews.al



Skip to toolbar