“Deputetët rebelë për territorialen, protagonizëm të tepruar”, Çupi: Sinjal që Rama duhet ta lexojë

Më të fundit


Mazhoranca socialiste miratoi me 85 vota pronë parlament reformën e re territoriale.

Në një nga reformat më kritike të këtijmandati të katërt, PS tregoi unitetin e saj paasnjë rrjedhje, ndonëse deri në momentin efundit u desh ndërhyrja e kryeministrit EdiRama për të shuar rebelët brenda grupit.

Analisti Frrok Çupi thotë se rebelimi i tre deputetëve socialistë, Vullnet Sinaj, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, është sinjal për kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se deputetët treguan skepticizëm dhe protagonizëm të tepruar.

“Rasti me dy, tre deputetët që manifestuan skepticizëm, protagonizëm të tepruar, ky është sinjal i vërtetë, që minimumi mazhoranca duhet t’i përdorë mirë shkollat politike. Votuesit e tre deputetëve janë duke kërkuar që Shqipëria të përparojë. Këto janë të paralajmëruara. Praktikisht, po të nisësh me Sinën, ka problem me qënien e deputetit politikan dhe biznesmen. Punën e tij e konsideroj pazar jo të denjë për një politikan. Zonja Spiropali është njeriu nga e cila pret gjithçka, lajthitje, llastim. Të ardhur nga hiçi, në zyra shteti të larta, kanë marrë gjithçka nga politika dhe nuk kanë dhënë asgjë. U zmbraps, në sensin e kundërt të Sinajt. Ai do diçka, ajo nuk do t’i preken bizneset.

Braçe mendon se mendimi ndryshe mund të marrë vendime ndryshe, nuk është kështu. Këto janë sinjalet për të cilat PS dhe kryetari i tyre duhet t’i lexojë. Këtu është fjala në emocioniet politike të një vendi. Të bësh lojëra të tilla, qytetarët e vendit, sidomos të mazhorancës, nëse do kthehej në trend, këta nuk do të harrohen, si njerëz që në kohën më të keqe të vendit, hodhën votë kundër. Rama mundi ta sfumojë këtë rrezik”, theksoi ai.



Skip to toolbar