Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit

Më të fundit


Presidenti  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i tha CBS News se beson se lufta SHBA-Izrael me Iranin është pothuajse e përfunduar.

Ai theksoi se Iranit nuk i ka mbetur më asgjë në kuptimin ushtarak.

“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë marinë, as komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë të shpërndara. Dronët e tyre po shpërbëhen kudo, përfshirë edhe prodhimin e dronëve. Nëse shikon, nuk u ka mbetur asgjë. Nuk ka asgjë të mbetur në kuptimin ushtarak.” tha Trump, citon CBS News



Skip to toolbar