Këshilli i Sigurimit të OKB do të votojë një rezolutë të propozuar nga Bahreini për mbrojtjen e itinerarit kyç detar, rreth Hormuzit.
Lajmin e bënë të ditur diplomatë të premten, por Kina me të drejtë vetoje, e bëri të qartë kundërshtinë ndaj autorizimit të përdorimit të forcës.
Dy diplomat thanë se takimi i 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurisë dhe votimi i rezolutës do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës, dhe jo të premten siç ishte planifikuar fillimisht. Sipas tyre, Bahreini, kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurisë, finalizoi draft rezolutën e cila do të autorizojë “të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse’’ në kalimin detar.
Agjencia e lajmeve Reuters, që e ka parë atë, thotë se rezoluta autorizon zbatimin e masave për të paktën 6 muaj, dhe deri sa këshilli të vendosë të kundërtën.
Megjithatë në një deklaratë në këshillin e sigurimit ditën e enjte, i dërguari i Kinës kundërshtoi autorizimin e forcës, duke thënë se një lëvizje e tillë do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës dhe do të kishte pasoja serioze
