Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar shtetasin me iniciale A.H., 44 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Policia gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, rezultonte se ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke.
Gjykata e Fierit , në tetor të 2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.