Do kalonin ilegalisht 70900 euro në Greqi, dy në pranga në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ndaloi dy shtetas gjatë kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, në pikën Kufitare të Kakavijës u sekuestrua mjeti “Renault” me drejtues shtetasin shqiptar E.X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh. Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Do trafikonte heroinë drejt Greqisë, arrestohet në Kakavijë 59-vjeçari

Policia Kufitare në Doganën e Kakavijës goditi një tentativë të trafikimit të drogave të forta. Sipas një deklarate zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se një person është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të kalonte 555 gramë heroinë drejt Greqisë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.R., 59 vjeç. Makinës së këtij shtetasi i është bërë një kontroll i imtësishëm në vijën e dytë të kontrollit në Pikën Kuftitare.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Cigare dhe rroba kontrabandë, pranga shoferit të autobusit

Policia Kuftitare në Kakavijë goditi një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcisë. Për fshehjen e mallrave në mjet me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, është arrestuar në falgarncë drejtuesi i mjetit.

“Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet”.

“Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë”.

“Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 40 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fierakja arrestohet me armë në kufi

Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një shtetase me iniciale L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjetin e 45-vjeçares, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

45-vjeçarja do të gjykohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kakavije. Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së…

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 22 avril 2019

Kërkohej për vrasje, ndalohet në kufirin e Kakavijës

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar shtetasin me iniciale A.H., 44 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Policia gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, rezultonte se ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke.

Gjykata e Fierit , në tetor të 2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek.

Tentoi të nxirrte drogë jashtë Shqipërisë, arrestohet në kufi

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi në mjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Nga një kontroll i imtësishëm i makinës e kryer nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, në gomën rezervë të mjetit u gjetën disa pako me Cannabis Sattiva, me peshë totale 3.5 kilogramë.

Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme i kaluan Policisë Gjirokastër, që ka çuar në arrestimin e 39-vjeçarit.

Kakavije. Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".Sekuestrohet…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 13 avril 2019
Skip to toolbar