Lirohen të gjithë, zjarri “jetim”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

AKTUALITET


Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh të kompanisë “Arlis”.

Katër të arrestuarit u lanë me masën “detyrim paraqitje”, konkretisht:  inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit “Big Market”, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.

Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.



Skip to toolbar