Aksident i rëndë te Rruga e Kombit, dy persona humbin jetën, pesë të tjerë plagosen

AKTUALITET


Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të premte ku fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen dy qytetarë, ndërkohë që pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen-Milot, ku automjeti me drejtës shtetasin N.P, 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuesin një 30-vjeçar me ininciale D.P.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, 61-vjeçari ndërkohë dhe babai i 30-vjeçarit i cili ndodhej pasagjer në automjetin që drejtohej nga i biri.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur vetë shoferi 30-vjeçar, dhe katër pasagjerë, të cilët menjëherë janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal i cili rezultoi me vdekjen e dy personave si dhe plagosjen e 5 të tjerëve.

Njoftimi i plotë:

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.



Skip to toolbar