Irani hap Ngushticën e Hormuzit, Merz pas samitit: Lajm i mirë, nuk duhet të ketë kufizime

BOTA


Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane.

Rruga detare është hapur për trafikun tregtar ndërkombëtar, për aq kohë sa respektohet armëpushimi, njoftoi të premten në platformën digjitale X ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Që nga e mërkura e kaluar, SHBA dhe Izraeli, nga njëra anë, dhe Irani, nga ana tjetër nuk kanë ndërmarrë sulme. Ky armëpushim u ndërmjetësua nga Pakistani për një periudhë dyjavore, për të dhënë kohë për negociatat për përfundimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit dhe për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Të enjten në mbrëmje, hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit. Ai parashikohet të zgjasë dhjetë ditë.



Skip to toolbar