Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se do të ketë mbështetje për familjet e prekura, nga zjarri që përfshiu pallatin 12-katësh në Tiranë.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Rama thekson se banorët që kanë pësuar dëme në banesat e tyre do të përfitojnë bonus qiraje deri në rikthimin e plotë në apartamentet e tyre.
“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qiraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi,” shkruan Rama.
