Paketa e maleve, Rama: I jep zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot rëndësinë e Paketës së Maleve, një projekt i qeverisë që synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në zonat malore të vendit.

Në një postim në Facebook, shoqëruar me një publikim të realizuar përmes inteligjencës artificiale, Rama ka deklaruar se kjo paketë do të hapë një perspektivë të re për komunitetet, duke legalizuar pronësinë dhe duke lehtësuar investimet.

Sipas tij, përmes kësaj nisme do të krijohen mundësi konkrete për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ekonomisë rurale, duke i kthyer zonat malore në motorë të rinj të zhvillimit lokal.

Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. /RTSH



Skip to toolbar