Policia e Tirana ka arrestuar 11 persona nga 22 të shoqëruar, pas akteve të dhunës të regjistruara para godinës së Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës që mbajt një ditë më parë.
PD edhe gjatë protestës që u organizua të premten në orën 19:00 para Kryeministrisë, përsëriti të njëjtin skenar. Sapo kreu i PD, Sali Berisha mbaroi me fjalimin, grupi i zjarrit mori sinjalin për të lëshuar molotovët drejt godinës së qeverisë.
Forcat e policisë i shpërndanë militantët duke përdorur ujë.
