Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku një 59-vjeçar humbi jetën.
Sipas policisë shtetasi 42-vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me 59 vjeçarin dhe më pas e ka goditur me grushte. Si pasojë 59-vjeçari ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën. 42-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar për vrasje nga pakujdesia.
Fillimisht ngjarja u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
