Një ditë pasi Voltana Ademi bëri një kërkesë absurde dhe të paprecedentë për komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën, refuzimi i parë ka ardhur nga Austria. Ambasadorit austriak Johann Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje.
“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan Sattler.
Voltana Molotovi i është drejtuar të hënën ambasadorëve të huaj me një letër përmes të cilës kërkon qeverisjen e Shkodrës nga një përfaqësi ndërkombëtare të ngjashme me atë të viteve 1913-1914. Pra Voltana në shkelje të hapur të Kushtetutës kërkon shkëputjen e Shkodrës nga Shqipëria dhe kërkon komision ndërkombëtar për administrimin e qytetit.
Letra e ish kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi drejtuar ambasadorëve të huaj në Tiranë është jo vetëm e paprecedentë, por edhe një provë që ajo të ndiqet penalisht dhe të shkojë në burg për shkelje të rëndë të Kushtetutës.