Prokurori i Posaçëm Klodian Braho do të dalë sot për herë të parë në cilësinë e kreut të SPAK para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për raportimin vjetor të punës së Strukturës së Posaçme për vitin 2025.
Në përfundim të raportimit, Klodian Braho do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.
Braho u zgjodh nga KLP si drejtues më 11 dhjetor, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.
