Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme/ BB: Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndikojë

EKONOMI


Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e së cilës ekonomia po i merr prej disa vitesh me një efekt zinxhir edhe në industri të tjera të lidhura me të por njëkohësisht ky sektor është edhe pika e dobët.

Banka Botërore në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor “Përshtatja me Goditjet, Aktivizimi i Potencialit të Pashfrytëzuar” analizon edhe Shqipërinë duke e nisur së pari me turizmin. Pikërisht duke pasur parasysh këtë varësi nga turizmi BB nënvizon nevojën që ekonomia të diversifikohet më shumë.

“Rikuperimi i Shqipërisë pas pandemisë është mbështetur nga turizmi dhe lidhjet më të forta tregtare dhe të shërbimeve me BE-në, duke ndihmuar rritjen të arrijë rreth 4.2 për qind gjatë periudhës 2022–2025. Turizmi mbetet një kontribuues i rëndësishëm në rritje, duke forcuar performancën ekonomike, por gjithashtu duke rritur ekspozimin ndaj goditjeve të jashtme dhe duke theksuar nevojën për diversifikim”, thuhet në raport.

Banka Botërorë vlerëson se ndikimet e Luftës në Lindjen e Mesme të cilat kanë pasur një efekt të gjerë mund të ndikojnë fuqinë blerëse edhe në Shqipëri gjatë 2026-ës.



Skip to toolbar