“Tipike si Yasser Arafat”/ Ngërçi në Kosovë, Çupi: Strategji, për të qenë një qeveri e pamandatuar

KOSOVA


Një situatë e re politike është krijuar në Kosovë pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News u shpreh kritik ndaj situatës politike dhe rolit të kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se “Kurti ka për të qenë edhe 100 vjet atje”.

Sipas Çupit, zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e demokracisë dhe vlerën e votës së qytetarëve në Kosovë. Ai theksoi se strategjia aktuale politike synon mbajtjen e një qeverie të pamandatuar dhe e krahasoi situatën me modele të ngjashme ndërkombëtare, duke përmendur edhe Yasser Arafat.

Analisti ngriti gjithashtu shqetësimin se zgjedhjet e ardhshme mund të mos reflektojnë interesat e qytetarëve, por të jenë të ndikuara nga interesa të ngushta politike, duke vënë në dyshim efektivitetin e votës në përcaktimin e drejtimit politik dhe institucional të vendit.

“Kurti ka për të qenë edhe 100 vjet atje. Ne e kemi pasur Kosovën shtet dhe palë dhe tani nuk e kemi. E gjithë kjo strategji që po aplikohet në Kosovës është që të jetë një qeveri të pamandatuar. Për mua është tipike si Yasser Arafat. 

Kjo që po ndodh në Kosovë, po ngre disa pikëpyetje. A është vlerësuar vota? Pse kosovari duhet të votojë, kur me votën e tij nuk zgjidhet asnjë gjë! 

As president nuk zgjedh me atë votë, jo më të zgjedhë çështjet ekonomike, me ndërkombëtare etj. Zgjedhjet që vijnë nuk bëhen për interesat e qytetarëve, por për Albin Kurtin”, tha Çupi.



Skip to toolbar