“Berisha ka frikë”/ Elezi: Jo prej kandidatëve, por nga numrat. Ka rënë mbështetja ndaj tij në PD

Më të fundit


Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka frikë nga gara brenda partisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha fiton kundrejt çdo kandidati, por ka frikë nga numrat, ku do dalë se atij i ka rënë mbështetja në parti.

Elezi shtoi se Berisha po bën akte të rënda tradhtie ndaj demokracisë.

“Doktori ka një frikë nga gara, nga numrat e garës. Në garën që isha kundër zotit Berisha, Flamuri bëri të gjitha poshtërsitë. Votimet ishin deri në orën 18:00, u shtynë deri në orën 20:00, futi rreth 17 mijë vota. Aty ka degjeneruar i gjithë mekanizmi. Berisha ka një kryesi, pa identitet. Është një Këshill Kombëtar i emëruar. Kur kam dalë përballë Sali Berishës, kam dalë për të thënë, ti nuk ke 44 mijë vota, por 23 mijë vota. Tregohet rënia e Sali Berishës në numër të madh. Është çështje karakteriale. Në këto kushte, ai dominon gjithçka, ai ka ushtrinë. E ka rritur rrethin e inkriminimit të njerëzve, që fusin duart në vota. Maliqi më doli mbi 1200 vota kur kishte 1200 fletë votimi. Berisha i frikësohet këtij fakti. Akti i fundit i asgjësimit të partisë, është kur e fut në partinë e familjes. Edhe Këshilli Kombëtar i 2022 u zgjidh nga familja. Po e bën me qëllim. Janë akte të rënda tradhtie”, theksoi ai.



Skip to toolbar