Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Përmbyllet afati në KQZ, 22 parti në garë, tri koalicione të regjistruara

AKTUALITET


Mbrëmë në orën 24:00, është përmbyllur afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Këto detyrime kanë qenë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Deri në përfundim të afatit (1 maj – 7 maj 2026) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 9 parti politike dhe 3 koalicione, të përbëra nga 9 parti politike.

Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Socialdemokrate;

2. Kosovaki Nevi Romani Partia;

3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

5. Srpska Lista;

6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

7. Lidhja Demokratike e Kosovës;

8. Fjala;

9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

11. Socialdemokratska Unija;

12. Jedinstvena Goranska Partija;

13. Kosova Demokratik Türk Partisi;

14. Nova Demokratska Stranka;

15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

16. Kosovski Savez;

17. Partia Balliste;

18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;

19. Partia Liberale Egjiptiane;

20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

21. Stranka Demokratske Akcije;

22. Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Demokratike e Unitetit;

2. Balli Kombëtar i Kosovës;

3. Lëvizja Qytetare Vatra;

4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava;

5. Partia e Drejtësisë;

6. Srpski Narodni Pokret;

7. Partia Reforma Demokratike;

8. Aleanca Kosova e Re;

9. Nisma Socialdemokrate.

Partitë politike që kanë njoftuar formimin e koalicionit:

1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

(2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar)

3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Sipas KQZ-së, njoftimi nga partitë politike të regjistruara i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është një proces tjetër nga aplikimi për certifikim i subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur), ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, që në këtë rast janë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Ndërkaq, po sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026. /Kosovapress/



Skip to toolbar