Lirohet ish-prokurori Zarka/ “Toyota Yaris”, Zarka ishte dënuar 2 vite e 8 muaj burg nga Apeli i Posaçëm

Më të fundit


Apeli i Posaçëm liron nga qelia ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili mbahej në burg që prej qershorit të vitit 2024.

Gazetarja e ABC News, Alketa Shaba raporton se vendimi u dha nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të Zarkës dhe prokurorin e çështjes, që kërkuan lirimin e tij nga qelia, vendosi të pranojë kërkesën.

Zarka u dënua me vendim të formës së prerë me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në ccështjen e njohur si Toyota Yaris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimi për dosjen e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Aurel Zarka e anikimoi vendimin e GJKKO në Apel, por ishte Apeli ai që e riktheu sërish në shkallë të parë nën dyshimet se Zarka në bashkëpunim me disa të pandehur të tjerë kanë vepruar si grup kriminal. Akuzë kjo që nuk u ngrit  nga Prokuroria e Posaçme, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që implikonin ish kryeprokurorin me këtë vepër penale.

Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregonin qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.

Organi i akuzës provoi se Zarka dhe të tjerët, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Pas këtij vendimi ish kryeprokurori ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë, ku shkalla e tretë e gjyqësorit e riktheu sërish në Apel për rishqyrtim.



Skip to toolbar