Vrasja e Rexhep Ismailit/ Kush është Viktor Ruçi , i njohur si Tori Ruçi, që u bë shkak për konfliktin

AKTUALITET


66-vjecari Rexhep Ismaili nuk dyshohet te kete qene objektivi i grupit te te rinjve qe shkoi mbremjen e djeshme ne lokalin e tij, prane kryqezimit te rruges Sarande–Himare. Burime prane grupit hetimor bejne me dije se shkaku i konfliktit lidhet me 50-vjecarin Tori Ruci alias Viktor Ruci, me origjine nga Tepelena dhe banues prej vitesh ne fshatin Gjasht te Sarandes.

Sipas te njejtave burime, rreth ores 21:28 te se enjtes, 6 te rinj kane shkuar ne lokal pasi kishin informacion se aty ndodhej Ruci. Ai rezulton person me precedente te shumte penale qe prej fillimit te viteve 2000. Ne 19 shkurt 2026 ishte ndaluar nga policia, si pasoje e nje denimi ne mungese me 8 muaj burg per vepren penale “moskallezim krimi”, dhene ne vitin 2019. Ruci u lirua nga burgu me 12 mars 2026, pasi denimi i tij ishte parashkruar. Gjithashtu, ai rezulton i perfshire ne nje grup trafiku droge te goditur nga policia e Sarandes ne vitin 2018.

Hetimet paraprake tregojne se nje prej te rinjve te perfshire ne ngjarje kishte konflikte te hershme me Rucin per ceshtje pronesie, lidhur me nje lokal ne zonen bregdetare. Per kete arsye, ai kishte kerkuar ndihmen e shokeve te tij dhe se bashku jane paraqitur ne lokalin e 66-vjecarit, ku ne verande ndodheshin te ulur Tori Ruci, Rexhep Ismaili dhe tre persona te tjere, te aferm apo miq te tyre.

Menjehere mes paleve ka nisur nje konflikt fizik me sende te forta, ku objektivi kryesor dyshohet te kete qene Tori Ruci. Pas perplasjes, Rexhep Ismaili eshte futur brenda lokalit dhe ka dale me nje arme zjarri tip “Kallashnikov”, duke qelluar disa here ne drejtim te grupit te te rinjve. Nga te shtenat mesohet se ka mbetur i plagosur nje prej tyre.

Nga ana tjeter, grupi ka kunderpergjigjur me arme zjarri tip pistolete, duke e qelluar Ismailin me nje plumb ne koke. 66-vjecari ka humbur jeten ne vendngjarje.



Skip to toolbar