Nga objektivat për Shqipërinë, te raporti i Parlamentit Europian dhe basti i Marta Kos.
Opozita firmosi me dorën e vet rikthimin e normalitetit në rruge dhe Parlament. Por 62% e shqiptarëve nuk besojnë se demokratët do ta mbajnë fjalën.
23% të tjerë e kanë edhe më të fortë këtë bindje, pasi panë se, mes demokratëve, votimin për integrimin europian i pari që e bojkotoi ishte vetë lideri i opozitës, Sali Berisha.
Vetëm 14% janë të bindur se rezoluta do ta detyrojë opozitën të sillet normalisht në Parlament dhe në rrugë.
