Shumica e shqiptarëve nuk besojnë se rezoluta e përbashkët mazhorancë-opozitë për integrimin europian, e miratuar në Parlament, ishte thjesht rezultat i vullnetit të brendshëm politik.
53% besojnë se Brukseli ka marrë frenat e integrimit të Shqipërisë në BE dhe po i imponohet politikës në Tiranë.
Vetëm 9% mendojnë se PS dhe PD më në fund u bashkuan për hir të integrimit europian.
Ndërsa 38% mbeten ende skeptikë. Ata thonë se dokumentet janë thjesht formalitete dhe se asnjëra palë nuk është e sinqertë kur flet për integrimin ne BE.
