Ebola “pushton” Afrikën/ Shtohen rastet në Kongo, mbi 670 të infektuar, 160 viktima

BOTA


Ebola po del jashte kontrollit. Numri I Infektimeve dhe vdekjeve nga virusi I rrezikshem eshte rritur me ritme te Shpejta ne Republiken Demokratike te Kongos.Ministria e Shëndetësisë raporton deri me tani 671 raste të dyshuara dhe 160 viktima që besohet se kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila shpalli emergjence nderkombetare kishte raportuar të mërkurën afro 600 raste të dyshuara dhe 130 viktima të lidhura me virusin.  Numri I fataliteteve  eshte rritur me 30 raste te humbjeve te jetes  ne vetem dy dite ndersa Organizata Boterore e Shendetesie ka paralajmeruar se numri I infektimee mund të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjitha rastet raportohen nga autoritetet lokale.

Në Uganda, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nuk janë regjistruar raste të reja përveç dy shtetasve nga Republika Demokratike  e Kongos. Njëri prej pacientëve ka ndërruar jetë, ndërsa pacienti tjetër rezultoi negativ ndaj virusit dhe vazhdon trajtimin mjekësor.

Sipas Qendres  Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shpërthimi aktual i epidemisë nisi rreth dy muaj më parë në provincën verilindore Ituri, pranë kufirit me Ugandën dhe Sudanin e Jugut. Kjo konsiderohet epidemia e 17-të e regjistruar e Ebolës në vend që prej vitit 1976. Epidemia lidhet me variantin e rrallë Bundibugyo të virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, duke e bërë shumë të vështirë frenimin e përhapjes së tij. Virusi Ebola, i njohur për shkallën e lartë të transmetimit dhe vdekshmërisë, përhapet përmes kontaktit të ngushtë me persona të infektuar ose me lëngje trupore.

Mbi 11 mijë persona humbën jetën gjatë epidemisë së Ebolës në vitet 2014-2015, e cila goditi rëndë Afrikën Perëndimore.



Skip to toolbar