“Investimi nuk do ndalojë sa jam unë këtu!”/ Zvërneci, Rama: Hetimi i SPAK për pronësinë, pozotiv

AKTUALITET


Edi Rama: Kjo e SPAK ka dy pjesë ka pjesën pozitive, ka pjesën e shëmtuar që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK. Pjesa e pozitive është hetimi në origjinën. I shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë, kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur ndaj subjektit është shumë pozitive që SPAK të hetojë pronësinë e kësaj prone. Pjesa më e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar që japin gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha. Janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cikleve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, janë investiguar si të gjitha rastet e tjera nga agjencia jonë e pastrimit të parave dhe kanë rezultuar totalisht legale. Kjo çështje siç është me dy pamje le të ndahet me dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre dhe bllokimi i transaksioneve të tyre është arbitrar dhe tejet negativ. Madje unë e konsideroj pozitive edhe për një aspekt tjetër, investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm. Ata që kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe janë të gjithë të lumtur. Do i bëja thirrje edhe një herë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen edhe një herë para se të shkruajnë gjysmë të vërteta, pasi nuk dëmtojnë investitorët, por Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, të jemi të drejtë dhe të mos marrim damkën e një vendi që pret investitorët me këmbët e para. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë për aq kohë sa jam unë këtu.



Skip to toolbar