“Vlerësojmë ecurinë e Shqipërisë”, Costa në Tiranë: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Më të fundit


Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa u shpreh në konferencën për media në Tiranë me kryeministrin Edi Rama se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Ai vlerësoi punën e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“I dashur Edi shumë faleminderit për mikpritjen në Tiranë, është gjithmonë kënaqësi të vi këtu, përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, është fillimi I një faze tjetër që është impenjative. Sic e thoni edhe ju këto reforma janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike.

Ju inkurajoj të përshpejtoni përpjekjet tuaja në luftën ndaj korrupsionit. BE është partneri më i besueshëm I Shqipërisë,po ashtu edhe tregtar. Ju po integroheni në tregun ekonomik të BE po ashtu në roaming. Pra, bëhesh pjesë e një bashkimi politik.

BE ka sjellë paqe në kontinent për gjithë shtetet anëtare, zgjerimi u ofron këto mundësi fqinjëve tanë si Shqipëria. Në këto kohë plot pasiguri gjeopolitike dhe pa stabilitet ekonomik, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën. Është investim te paqja dhe stabiliteti dhe unë me shumë kërshëri mezi pres që të takohemi në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Samiti ëhstë një qasje për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë. I dashur Edi ke një traditë që më propozon që të lexoj letërsinë shqiope, librat e Kadaresë i kam në listën e librave që do të lexoj këtë vetë. Më ndohmojnë më shumë që të kuptoj Shqipërinë, kam kuptuar që ne kemi një histori të përbashkët.” tha ai.



Skip to toolbar