Bota duhet të përgatitet për një fenomen të fuqishëm El Nino, që do të sjellë kushte ekstreme të motit në të gjithë globin.
Agjencia Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara tha se modeli i fuqishëm natyror i motit, i cili rrit temperaturat globale dhe shton reshjet e shiut, ka një shans 80% për t’u formuar para shtatorit dhe një shans 90% për të vazhduar deri në nëntor.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky fenomen i radhës se mund të jetë më i forti i këtij shekulli, siç quhet ndryshe edhe Super El Nino.
El Niño më i fundit, i cili goditi në vitet 2023-24, ishte një nga pesë më të fuqishmit e regjistruar dhe kontribuoi në një vit përvëlues të nxehtë në vitin 2024 që theu rekordet globale të temperaturës.
Agjencia Botërore Meteorologjike tha gjithashtu se temperatura jashtëzakonisht të larta parashikohen në pothuajse të gjitha pjesët e planetit për tre muajt e ardhshëm dhe paralajmëroi për një probabilitet më të madh të shiut ekstrem dhe thatësirës.
Shira të dendur zakonisht godasin pjesë të Amerikës së Jugut, jugun e Shteteve të Bashkuara apo Azinë Qendrore. Kushtet më të thata zakonisht godasin Amerikën Qendrore, Karaibet, Australinë dhe pjesë të Azisë jugore.
Një fazë e re e El Niño mund të fillojë brenda pak javësh dhe ka të ngjarë të forcohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti.
Ky zhvillim vjen teksa Europa perëndimore del nga një maj jashtëzakonisht i nxehtë në të cilin rekordet e temperaturës për muajin u thyen në Mbretërinë e Bashkuara apo Francë dhe Spanjë.
