Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi rekomandimet për vitin 2026 në luftën kundër kriminalitetit të strukturuara në 8 fusha kryesore duke u fokusuar në tre fusha të reja.
“Rekomandimet 2026 sjellin tre shtesa me karakter strukturor: evazionin fiskal si prioritet penal të lidhur me mbrojtjen e interesit financiar të shtetit; kriminalitetin kibernetik me ngritje njësish të specializuara dhe investime teknologjike; dhe kriminalitetin rrugor me intensifikim të hetimeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, tha ministri Gogu.
Rekomandimet e vitit 2026 adresohen aty ku ka hapësira për përmirësim. Sipas ministrit hetimet financiare kanë nevojë për përmirësim ndërkohë gjatë vitit 2025, rreth 50% e zyrtarëve të hetuar nga SPAK u dërguan për gjykim, çështjet e prapambetura për 2020–2021 u reduktuan me 78%.
“Rekomandimet janë të strukturuara në 8 fusha. Shifrat e 2025, nga SPAK shifra e parë që tërheq vëmendje, 37% e procedimeve janë nga vetë SPAK. Rritje me 19.8%, prokuroria që nis hetimet me iniciativën e vet. Çështjet e mbartura janë reduktuar 78%, BE reduktimin e backgolut e ka përparësi”, shtoi ai.
Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, tha se sfidat e reja në luftën kundër krimit kërkojnë investime shtesë, më shumë buxhet dhe teknologji moderne.
“Sfidat e reja duhet që të shoqërohen edhe me mbështetje buxhetore, që të luftohet pastrimi i parave. Lufta ndaj krimit e korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim gjithnjë e më i madh me Policinë e Shtetit dhe të gjitha institucionet e tjera”, përfundoi ministri.
