Ambasadorë amerikanë për vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica ushatarak.
Përmes një dekreti që mban datën 1 qershor Shtëpia e Bardhë publikoi të nominuarit për drejtimin e ambasadave amerikane në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje.
Për Bosnje Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson, një ish gjeneral i Marinës amerikane me karrierë të gjatë në çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai ka shërbyer në misione të OKB-së në Liban dhe Sinai, ka marrë pjesë në Luftën e Gjirit dhe në operacione në Irak, ndërsa pas daljes në pension ka punuar si konsulent për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
Johnson konsiderohet një person i afërt me administratën e presidentit Trump dhe nominimi i tij shihet si një sinjal se Uashingtoni dëshiron një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më të fokusuar te siguria, investimet strategjike dhe industria e mbrojtjes në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për Serbinë administrata Trump ka menduar Michael Young, një diplomat karriere. Ai njihet për punën e tij si ambasadorë në Tokyo, ndërsa në fokus do të jetë një nga detyrat më të vështira: integrimin evropian i Serbisë apo edhe siguria rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.
Ai vjen nga fusha e sigurisë dhe administratës publike amerikane.
Edhe ai, një figurë e lartë në politikën amerikane, me karrierë të gjatë si zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së në zemër të Pentagonit.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë, një tjetër ushtarak, Eric Wendt, i cili shpalosi përpara senatit prioritetet e tij.
Për Kosovën Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim.
Në Prishtinë mbetet Anu Prattipati, me postin e të ngarkuarës me punë dhe jo amabsadore.
Ajo pasoi Jeff Hovenier, i cili përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.
Procedura e nominimit të ambasadorëve të SHBA-së kalon në disa hallka.
Presidenti së pari nominon kandidatët për ambasador, nominimi dërgohet në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme.
Nëse nominimi miratohet në Komitet, ai dërgohet për votim në Senat.
Vetëm pasi Senati ta konfirmojë kandidatin me shumicë votash, presidenti amerikan emëron zyrtarisht ambasadorin.
Ambasadorët amerikanë në Ballakan rikthen pas një pauze të gjatë pa të dërguarit e amerikës në vendet e rajonit.
