Trump njoftoi vazhdimin e bisedimeve me Iranin, bie çmimi i naftës në bursa!

BOTA


Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% në tregjet ndërkombëtare , pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se bisedimet me Iranin ishin duke vazhduar. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 1.53 dollarë, ose 1.6%, në 93.45 dollarë për fuçi

Komentet e Trump erdhën pavarësisht një raporti se Teherani kishte pezulluar negociatat indirekte me Uashingtonin për t’i dhënë fund armiqësive.

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë Çmimet e naftës pësuan shtrenjtim në  bursa  dhe një fuçi naftë u tregtua  me rreth 95 dollarë

Irani ka ndaluar në mënyrë efektive shumicën e transportit detar jo-iranian brenda dhe jashtë Gjirit që nga fillimi i luftës, duke mbytur rreth një të pestën e flukseve globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm dhe duke rritur çmimet me 50% ose më shumë.

Analaistët paralajmërojnë se Gushti mund të shënojë një pikë kthese duke sjellë çmime shumë më të larta të naftës nëse kërkesa rritet dhe kriza e furnizimit me luftën e Iranit vazhdon, tha të martën një ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi.

Nafta e shtrenjtë e ka rritur tashmë inflacionin , gjë që rrit jo vetëm faturat për familjet, por edhe rendimentet në tregun e obligacioneve. Këto zhvillime   kohët e fundit kanë kërcënuar të ngadalësojnë ekonomitë dhe të ulin çmimet e aksioneve dhe të të gjitha llojeve të investimeve të tjera.



Skip to toolbar