Rrufeja godet kullotat në Kopaçez të Delvinës, ngordhin 200 dele

AKTUALITET


Rrufeja shkakton katastrofë në Delvinë, ngordhin deri në 200 dele në malin mbi Kopaçez

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në territorin malor mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, në vendin e njohur si “Jomina”, ku dyshohet se një goditje rrufeje ka shkaktuar ngordhjen masive të një tufeje delesh.

Sipas informacioneve paraprake, nga fenomeni natyror kanë ngordhur rreth 150 deri në 200 dele, të cilat i përkisnin dy vëllezërve barinj, Klement dhe Arianit Xhelili. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dhjetëra krerë të shtrirë në kullotë, ndërsa dyshohet se tufat janë goditur gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Ngjarja përbën një humbje të madhe ekonomike për familjen e blegtorëve, të cilët siguronin të ardhurat kryesisht nga aktiviteti blegtoral.

Mësohet se veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse. Autoritetet pritet të japin një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve në terren.



Skip to toolbar