Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq, në zonën e Lozhanit.

Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka qëlluar për vdekje një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër.

Po ashtu, raportohet se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Hetimet vijojnë.



Skip to toolbar