Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në Real Story tha se çdo zhvillim i mundshëm në zonën e projektit do të respektojë ekosistemin ekzistues dhe nuk do të cenojë lagunën.
Sipas Brahimajt, pelikanët jetojnë në lagunë dhe kjo zonë nuk do preket, duke garantuar se ekosistemet nuk do të ndryshojnë.
“ Pelikani jeton në lagunë. Ne kemi vendosur që të mos preket laguna dhe nuk do të ndryshojnë ekosistemet.
Nuk mund të them sot çfarë supozohet, sepse ne nuk kemi një projekt. Do të bëhen studime ambientale për të parë si të mos dëmtohet ekosistemi.”
