Vrasja e efektivit/ Kryepolici Hitaj: Autori ka hapur zjarr të menjëhershëm ndaj efektivëve

#NËRADAR


Ministri I Brendshëm dhe kreu i policisë së shtetit dolën sot në një konferencë për mediat në Korcë, pas vrasjes së efektivit në Lozhan gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuarit.

“Forcat e policisë kur kanë mbërritur në stanin e tij, ky person, i dënuar në 2017 me 11 vjet burg për veprën penale të prodhimit të narkotikëve.

Ata i kanë bërë thirrje policisë dhe të dorëzohej, por ai ka hapur zjarr të menjëhershëm në drejtim të policisë, dhe ka humbur jetën efektiv dhe ka mbetur i plagosur një tjetër, të dy efektivë në FNSH në drejtorinë e Korçës. Ka mbetur i plagosur edhe autori, i cili është arrestuar”, tha Skënder Hitaj.



Skip to toolbar