Zvërneci, a duhet bërë projekti? Ibrahimaj: Nuk është dorëzuar një projekt, është dhënë leje për analizën mjedisore

Më të fundit


Ministrja Delina Ibrahimaj ka folur për projektin e diskutuar të Zvërnec, duke sqaruar se aktualisht nuk ekziston një projekt i dorëzuar zyrtarisht në qeveri për shqyrtim.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj u shpreh se debati rreth Zvërnecit ka marrë përmasa serioze dhe duhet trajtuar me përgjegjësi.

“Nga këndvështrimi i qeverisë, nuk ka një projekt të dorëzuar në qeveri që të flitet konkretisht me sipërfaqe. Ka një leje që është dhënë për të bërë analiza mjedisore, ka edhe një projekt potencial që është rrëzuar”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se, pavarësisht mungesës së një projekti të formalizuar në këtë fazë, iniciativa konsiderohet me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.

“Padiskutim që është projekti më i rëndësishëm që ne kemi”, u shpreh Ibrahimaj gjatë intervistës.



Skip to toolbar