Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e datës 10 qershor 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil standard SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 188 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur jo më shumë se 171 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 159 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku mund të rishikohen çmimet në varësi të zhvillimeve në treg.
Njoftimi;
Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
