Gara botërore e golit/ Tre yje të mëdhenj në luftë për Këpucën e Artë 2026

Më të fundit


Mbeten dhe gjashtë ndeshje deri në fund. Natyrisht, do të jenë vetëm dy skuadra që do të mundet t’i luajnë, veçse mbretërit e golit në këtë Botëror janë me besim të plotë se ata do të jenë në finalen e madhe në Nju Xhersi në 19 korrik, dhe do të luftojnë për Këpucën e Artë.

Lionel Mesi, Kilian Mbape dhe Erling Haland janë në Amerikën e Veriut, edhe në një mision të madh kombëtar, por edhe në një mision aspak të vogël personal. Nëse Mesi e Mbape padyshim synojnë titullin, ashtu siç bënë në finalen e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar, Haland e di se kjo ëndërr është tepër e madhe për të, por ëndrra për Këpucën e Artë është padyshim e arritshme.

Për momentin, në garën e golit kryeson magjistari argjentinas me pesë rrjeta, dy prej të cilave u shënuan pikërisht këtë të hënë në portën e Austrisë. Nënkampioni i botës, “gjeli” Mbape është i dyti me 4 gola, por po aq sa Halaandi. Me ritmin e deritanishëm, ekziston mundësia që të thyhet rekordi legjendar i sulmuesit të Francës, Zhyst Fonten, me 13 gola në një Botëror, në turneun e vitit 1958 në Suedi.

Pas dy ndeshjeve të para, Fonten pati 5 rrjeta, po aq sa Mesi sot, dhe deri në 13 arriti duke luajtur edhe 4 ndeshje të tjera. Siç e thamë në fillim, një Mesi e një Mbape, por ndoshta edhe Haland, mund të kenë në dispozicion nga gjashtë sfida, dhe nëse mbajnë këtë ritëm, rekordi thyhet. Aq më tepër, që konkurrenca për këtë Këpucë të Artë është më e fortë se kurrë ndonjëherë./abcnews.al



Skip to toolbar