Euro në pikiatë/ Një euro po kembehet me 94 lekë, niveli më i ulët për këtë vit

EKONOMI


Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar.Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet aktualisht me 94.2 lekë I cili rezulton se është një prej niveleve më të ulëta të regjistruara qe prej futjes se monedhes ne perdorim ne ekonomi.

Agjentët  e tregut valutor parashikojnë që monedha europiane do të vijojë të qëndroj e dobët përballë lekut pasi  tashmë pritet shtim i turistëve të huaj ndërsa tregu vazhdon të karakterizohet nga një  gjendje e bollshme e valutës,dhe kërkesa për të është e dobët. Zhvlerësimi i euros sipas institucioneve  ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.Kjo  situatë sipas Bankës e Shqipërisë ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll edhe pse ska pasur  ulje të çmimeve.

Turizmi shqiptar e ka nisur vitin me ritme rekord. Gjatë tremujorit të parë, të ardhurat nga vizitorët e huaj sipas Bankës së Shqipërisë arritën mbi 1 miliard euro, duke u rritur me 14.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit, duke konfirmuar zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve të verës.

Edhe dërgesat e emigrantëve kanë rezultuar më të larta në muajt e parë të vitit të cilat arriten në 274 milionë euro, duke u zgjeruar me 9% kundrejt tremujorit të parë të vitit që lamë pas. Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2026. Ajo do të shtojë ndërhyrjet,   ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.



Skip to toolbar