Ikballe Huduti “person i padëshiruar” në Shqipëri/ Urdhri nga Ministri i Brendshëm

AKTUALITET


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për shteteses Ikballe Huduti (Berisha).

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.



Skip to toolbar