Në Gjermani nuk është përtypur ende eliminimi i shpejtë në 1/16 e Kupës së Botës. Polemikat vazhdojnë, ndërsa trajneri Julian Nagelsman vijon të mbetet në qendër të kritikave.
Por tekniku as që ka ndërmend të dorëhiqet, siç duhet të ndodhte dhe siç pret pjesa më e madhe e opininit sportiv gjermanë, mediat, tifozët dhe shumë prej yjeve të së shkuarës, që kanë shprehur publikisht mendimin e tyre.
“Nuk jam një që ia mbath”. Ishin këto fjalët e Nagelsman në përfundim të ndeshjes kundër Paraguaji, ku përfundimi është I njohur tashmë.
Trajneri nuk ka ndryshuar qëndrim, ndërsa topi tani është në fushën e Federatës Gjermane të Futbollit.
Drejtuesit e saj po mendojnë të shkarkojnë Julian Nagelsman, ndërsa deri tani pengohen vetëm nga “gjoba” që duhet të paguajnë nëse marrin një vendim të tillë.
Nagelsman fiton 7 milion euro në vit në kontratën që është në fuqi deri në dhjetor të 2028 dhe në rast se nuk ka një marrëveshje Federata Gjermane është e detyruar të paguajë penalitetet.
Në pritje të lëvizjes së radhës, janë rritur ndjeshëm kuotat e Jurgen Klopp.
Ish tekniku i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool po bëhet gati të vëshë sërish tutat.
Pavarësisht se nuk ka dashur të ekspozohet, mediat gjermane raportojnë se Klopp është i joshur nga ideja për të drejtuar “Panzerat”, por pret momentin vetëm momentin e duhur.
