Dueli i fundit Ronaldo-Modriç/ Legjendat e Portugalisë dhe Kroacisë në Botërorin e fundit

Më të fundit


Po bëhen gati për sfidën e mbrame.

Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç do të jenë përballë njëri-tjetrit pikërisht në metrat e fundit të karrierës së tyre me kombëtaret, në duelin e turit të dytë të Botërorit.

Dy legjendat e futbollit, që u stërvitën me ekipet përfaqësuese, do të jenë në fushën e stadiumit të Torontos në orën 1 pas mesnatës së sotme, dhe objektivi është të arrijnë në të tetat e finaleve.

Ronaldo padyshim që ende ëndërron ta fitojë titullin botëror, ndoshta trofeu I vetëm që I mungon në karrierë, ndërsa Modriç e di se Kroacia e tij do ta ketë shumë të vështirë të arrijë nivelet e vitit 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar.

Gjithsesi, përveç sfidës se dy përfaqësueseve, do të jetë edhe një derbi fisnikësh të futbollit.

Dy fenomenët e këtij sporti kanë fituar së bashku 67 trofe në karrierë, 34 CR7 e 33 kroati, po ashtu kanë fituar Topin e Artë, edhe pse portugezi shumë më tepër.

Të dy kanë qenë në fushë së bashku për gati 2500 ndeshje, një numër I paimagjinueshëm.

Kristiano është sot 41 vjeç dhe ka shënuar dy gola në këtë Kupë të Botës, me synim që të realizojë sërish.

Edhe pse disa herë kanë qenë rivalë, siç do të jenë edhe sot, për shumë vite vishnin të njëjtën fanelë, atë të Realit të Madridit, duke fituar shumë trofe në krah të njëri-tjetrit.



Skip to toolbar