Sipas parashikimeve duhet të jenë që tani kampionë.
Yjet e Francës e treguan edhe ndaj Marokut se mesa duket nuk kanë rivalë në këtë Kupë të Botës, duke arritur me lehtësi një fitore 2-0, e duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Siç shkruhet në kopertinat e gazetave, kjo ishte shumë Francë për kampionët e Afrikës, që kishin shkëlqyer deri tani.
Sidoqoftë, Mbape, Dembele, Olize e Due janë diçka tjetër.
Edhe pse marokenët e mbajtën topin pak më shumë sesa rivalët, sërish dominimi I “gjelave” ishte I padiskutueshëm.
Pjesa e parë u luajt praktikisht me një portë, ndërsa pas pushimit, ndërsa Hakimi e Brahim Diaz me shokë provuan të sulmonin, u ndëshkuan nga golat e Kilian Mbapesë dhe Usman Dembelesë.
Kapiteni shërbeu edhe asistin për rrjetën numër 2, duke u konfirmuar më I miri.
Ai ka tani 8 rrjeta në këtë turne, po aq sa Lionel Mesi, edhe pse me një ndeshje më shumë, dhe gara për Këpucën e Artë mbetet e hapur, e në të ndodhet edhe Halandi.
Sulmuesi I Realit shkaktoi frikë me zëvendësimin në 77’, për shkak dëmtimi në kavilje, dhe u pa në stol me akull në vendin e lënduar.
Franca e mbylli ndeshjen në Boston me 22 gjuajtje ndaj 5 të kundërshtarit, dhe me 8 në kuadrat në krahasim me vetëm një.
Mëkat që në stadiumin e Bostonit ishin më pak se 64 000 spektatorë për të parë spektaklin francez, ndërsa nënkampionët e botës presin rivalin e gjysmëfinaleve, që do ta mësojnë sonte pas duelit Spanjë-Belgjikë.
