Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes në Kurbin, Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas të njëjtave burime, edhe ai rezulton të ketë përdorur disa identitete.
Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima. Sipas hetimeve paraprake, Ilirjan Lika u qëllua me armë zjarri menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij. Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë borxhe të pashlyera.
I plagosur rëndë, 40-vjeçari u transportua në Spitalin e Laçit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes
