Dosja “Partizani”, dëshmia e Topit në GJKKO: Roli im formal! S’ishte në juridiksionin e Presidentit

AKTUALITET


Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku dëshmoi në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”.

Gjatë dëshmisë së tij, Topi tha se Jamarbër Malltezin e njeh si dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe se kanë bashkëpunuar politikisht për një periudhë të gjatë.

Për Xhimi Begejan u shpreh se kanë banuar në të njëjtën lagje, ndërsa Fatmir Bektashin e njeh si person të angazhuar më herët në politikë.

“Jamarbër Malltezin e njoh si dhëndrin e Berishës, me të cilin kam bashkëpunuar politikisht për një kohë te gjatë. Me Xhimi Begeja kemi banuar në një lagje, rreth 500 m larg njëri tjetrit. Fatmir Bektashin e njoh si person që është marrë më politikë dikur. President i Republikës kam qenë nga 2007-2012. Në cilësinë e presidentit të Republikës, isha dhe komandat i përgjithshëm i forcave të armatosura.

E gjithë përgatitja bëhej nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes (flet për planin e përhapjes). Ishte një proces që realizohej dhe mbyllej sipas kushtetueses dhe vinte te unë vetem per tu mbyllur juridikisht. Deri në momentin e daljes së planit të përhapjes, ishte një procedurë që vinte te presidenti për përmbyllje. Ka ardhur përmes njoftimit qe bëri i ndjeri Xhaxhiu, nga gjeneral Vladimir Qirjazi.

Unë e kisha agjendën time të ngarkuar, megjithatë e prita në prani të shefit të kabinetit. Ndamë mendimet, por nuk ishte një gjë që ishte në juridiksionin e presidentit, sepse bëhet fjalë për një strukturë që kishte dalë nga planin i përhapjes që në gusht 2007. Ishte në juridiksionin e strukturave të qeverisë. Unë komunikim me Vladimir Qirjazin, mbaj vetëm realizimin e konsultës për problemet që kishte”, ka thënë ai.



Skip to toolbar