Brukseli më afër, PD e mban larg/ Qeveria shtyn para për Europën dhe drejtësinë, opozita rikthehet për ta penguar

Më të fundit


Brukseli duket afër, por Tirana mbetet larg. Qeveria shtyn para për Europën dhe drejtësinë, opozita u rikthye për të penguar e bllokuar si integrimin edhe SPAK.

Këtë të hënë, në kuvend u prezantua raporti i këshillit kombëtar të integrimit europian. Bashkëkryetari socialist, Taulant Balla ftoi opozitën ti bashkohet procesit në hapat e fundit të mbylljes së negociatave.

“Më vjen mirë që opozita ka ikur nga bojkoti, ka ardhur në parlament, besoj se ky është momenti tani, dmth pas korrikut, që të fillojnë të votojnë ligjet për përafrim me BE. Kam një thirrje për ju, mos e shihni bashkëpunimin për integrimin si tradhti ndaj partisë, por si shërbim ndaj Shqipërisë”, tha Balla.

Raporti i vitit 2025 rezulton pozitiv për punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ndonëse aty PS ka punuar vetëm, pasi opozita e ka bojkotuar me kohë. Balla ftoi opozitën të rikthehet, ndërsa propozoi që Këshilli të dalë nga korniza e tryezave, por të shkojë tek qytetarët.

“Raporti i vitit 2025 evidenton se Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian ka kontribuar në një sërë takimesh me institucionet, shoqërisë civile etj, për përafrimin e legjislacionit me BE, sigurinë ushqimore, kundër piraterisë dixhitale. Pra, besoj se opozita duhet të kthehet në tryezë. Madje ky këshill në këtë moment duhet të dalë nga tryezat, s’mund të ngelet vetëm teknik, duhet fushatë ndërgjegjësuse dhe konsultime direkt me qytetarët për integrimin europian”, shtoi ai.

Balla konfirmoi edhe një herë objektivin kombëtar të Shqipërisë, ndërsa paralajmëroi se ka nisur përgatitja për tu bërë pjesë e institucioneve të BE.

“Duhet të mbyllim negociatat deri në Krishtlindje të 2027 dhe anëtarësimin në BE në 2030. Nuk është objektiv i një qeverie apo një mazhorance politike, ky është objektiv kombëtar. Nuk do presim më për vite, tashmë është çështje muajsh. Ne do të bëhemi pjesë e institucioneve të BE. Madje në PE ne kemi nisur diskutimet sa eurodeputetë do të ketë Shqipëria, që po përllogaritet rreth 12-13”, u shpreh më tej Balla.

Pas bojkotit disa javor, PD dhe Berisha u kthyen kokulur në parlament. Nga dera e pasme duke u kthyer shpinën atyre pak protestuesve që protestonin para derës.

Për integrimin nuk foli doktori, por kompetentja e PD për çështjet europiane, Jorida Tabaku. Ajo tha se Shqipëria është vite larg Bashkimit Europian.

Por vite larg Europës doli sërish PD.

Pas ripërtëritjes së javës së shkuar, fytyra e Berishës mbetet e njëjtë sot e 35 vite, dhuna. Deputetet e tij me ne krye Gaz Bardhin, bllokuan për disa orë foltoren e parlamentit, duke mos lejuar as këtë herë diskutimin për projektrezolutat e institucioneve të pavarura, me në krye SPAK. Këtë herë sebepi u bë Endri Shabani, Avokati i Popullit, të cilit vetë demokratët ia dhanë firmat dhe në fund ndërruan mendje.

PS u detyrua të shtyjë votimin për raportin e integrimin dhe diskutimin për projektrezolutën e SPAK për seancën e ardhshme, duke i dhënë dhe një shans PD, sërish për hir të integrimit.



Skip to toolbar