Trump paralajmëron Iranin: Keni mundësinë e fundit për të nënshkruar një marrëveshje të mirë

AKTUALITET


Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se bisedimet me Iranin janë duke u zhvilluar.

Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë sse SHBA-të do ta godisnin Iranin “më fort se çdo sulm që nga Lufta e Dytë Botërore” përpara se ai t’i anulonte sulmet.

“Ky është shansi i fundit që ata të nënshkruajnë një marrëveshje të mirë”, theksoi presidenti, shkruan Sky News.

Trump ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin e tij sot, pasi Irani kundërshtoi pretendimin e tij se bisedimet ishin duke vazhduar dhe se ishte arritur një marrëveshje midis të dyja palëve për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, me bisedime të mëtejshme që do të zhvillohen rreth programit bërthamor të Iranit.

Ministria e Jashtme e Iranit mohoi se ishte në bisedime me SHBA-në, diçka që shkaktoi zemërimin e Trump, i cili e quajti udhëheqjen e Teheranit “jashtëzakonisht të dyfishtë”.



Skip to toolbar