Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur mëngjesin e së hënës bregdetin e Egjiptit, bën me dije Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Tërmeti u regjistrua në orën 3:00 të mëngjesit me orën lokale dhe goditi një zonë rreth 36 kilometra në verilindje të qytetit portual të Suezit. Raportohet se thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra.
Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane njoftoi se ka aktivizuar planin e saj të reagimit ndaj emergjencave.
Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale. Organizatat humanitare u bënë thirrje banorëve të shmangin ndërtesat që shfaqin shenja të dëmtimeve strukturore.
Tërmetet shkatërruese janë të rralla në këtë shtet të Afrikës Verilindore. Tërmeti më vdekjeprurës në historinë moderne të vendit goditi në tetor të vitit 1992, kur një lëkundje me magnitudë 5.8 tronditi kryeqytetin, Kajron, duke lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz dhe duke shpërngulur mijëra të tjerë.
