Grabitet me armë një argjendari në Kamëz

AKTUALITET


Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Kamëz.

Burime për ABC News thanë se bëhet fjalë për dy autorë të dyshuar të cilët kanë kryer grabitjen në argjendari nën kërcënimin e armës.

Po sipas të njëjtave burime ata janë larguar nga argjendaria pas grabitjes me një motor.

Policia sakaq ndodhet në vendin e ngjarjes me  qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar